Në vazhdimësi të ndryshimeve që kemi filluar kohë më parë dhe me përkrahjen e donatoreve, u zhvillua takimi mes IKAP dhe LuxDev, U.d. Drejtoresha e IKAP Zonja Lule Isufi priti në takim ekspertët z. Omar Ramdan, nga LuxDev Luksemburg ekspert i sigurisë kibernetike, z. Arianit Maraj, ekspert për zhvillimin e programit trajnues të sigurisë Kibernetike z. Blerton Abazi, eksperte i sigurisë kibernetike, në takim u diskutua lidhur me edukimin e zyrtareve publik në fushën e teknologjisë informative përkatësisht për sigurinë kibernetike, zhvillimin e kurrikulës gjithëpërfshirëse e cila do të shërbejë për të hartuar programe trajnimi z Omar sqaroi sistemin e funksionimit të SK në Evropë dhe hapat që IKAP duhet ti ndjek për të zhvilluar këtë fushë, në përgjithësi, këto trajnime rrisin sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve digjitale dhe janë thelbësore për mbrojtjen e infrastrukturave të informacionit në organizatat publike dhe private.
Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, organizatat dhe individët përballen me kërcënime kibernetike, si sulmet me malware, phishing, dhe ransomware. Trajnimet ndihmojnë në njohjen e këtyre rreziqeve dhe parandalimin e tyre, duke mbrojtur informacionin personal dhe të ndjeshëm, andaj IKAP me përkrahjen e donatoreve do të zhvilloje trajnime sa me cilësore për të gjithë shërbyesit civil ne bashkëpunim me LuxDev dhe aktoret e tjerë Qeveritare.