Drejtoresha e Institutit të Kosovës për Administrate Publike zonja. Lule Isufi me shumë kënaqësi priti në takim Drejtoren e Larte Rezidente të NDI në Kosovë zonja. Nancy Soderberg, pas një procesi të diskutimeve nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit IKAP-NDI
Me ndryshimet që ka filluar IKAP, një ndër objektivat është dhe ngritja e cilësisë së trajnimeve, përmes zhvillimi të procesit të zhvillimit të trajnimeve për trajner në disa fusha, me përkrahjen nga NDI do na mundësohet të zhvillojmë aktivitetet në tri tema të TpT-ve në; vlerësimi Ex-post i legjislacionit; vlerësimi i ndikimit gjinor në legjislacion (ex-ante dhe ex-post) dhe përdorimi i sistemit elektronik për hartim të legjislacionit (LDS) në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Kjo Marrëveshje përcakton edhe parimet udhëzuese të bashkëpunimit ndërmjet palëve dhe përgjegjësitë e tyre gjatë zbatimit të Projektit të NDI për “Përfaqësim gjithëpërfshirës dhe llogaridhënës”, mbështetur nga USAID.

