Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet IKAP dhe Institutit Frankofon të Administratës dhe Menaxhimit

Me kënaqësi ju njoftojmë për realizimin e një hapësire të rëndësishme për avancimin e aftësive dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. datë 24.04.2024 zonja. Lule Isufi Drejtore e Përgjithshme e Institutit te Kosovës për Administrate Publike (IKAP), dhe z. Bardhyl Dobra zv. Ministër i Ministrisë se Punëve të Brendshme, priten në takim z. Nicolas Mainetti Drejtor i Institutit Frankofon të Administratës dhe Menaxhimit dhe zonjën Iva Dikova, Përgjegjëse për projektin Platforma e trajnimit për Evropianët Frankofonë ESFAM – Shkolla e Menaxhmentit të Frankofonisë
Me këtë rast zonja. Lule Isufi dhe drejtori i ESFAM z. Nicolas Mainetti nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, ku u dakorduan për të promovuar aktivitete të përbashkëta, programe trajnimi, për të ndërtuar komunitete praktike në fushën e administratës publike, qeverisjes dhe ngritjes së kapaciteteve. Ky dokument synon të vendosë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të frytshëm ndërmjet dy institucioneve për zhvillimin e kurseve të gjuhës frënge për shërbyesit civil. Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar një standard të lartë të kompetencave gjuhësore për personelin e administratës publike.
Në takim me drejtorin Nicolas Mainetti dhe zonjën Iva Dikova u diskutua lidhur me Konferencën e Administratës Publike KosovaPAR2024, meqë rast Instituti ESFAM do të jetë pjesëmarrës aktiv përmes një paneli Frankofon. 
Takimi dhe nënshkrimi i këtij Memorandumi janë hapa të rëndësishëm drejt përparimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të aftësive profesionale të personelit të administratës publike.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors