Trajnimi Etika dhe Integriteti në Shërbimin Civil
U.D Drejtorja e Përgjithshme në Institutin për Administratë Publike, znj. Lule Isufi me bashkëpunëtorë priti sot në takim përfaqësuesit nga Njësia e Burimeve Njerëzore/MPB.
Fokusi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për trajnimin, ‘Etika dhe Integriteti në Shërbimin Civil’, trajnimi është planifikim sipas Planit të Integritetit i miratuar nga Qeveria me datë 26 janar 2024.
Trajnimi ‘Etika dhe Integriteti në Shërbimin Civil’ është themeli i një administrate të suksesshme dhe të besueshme. Ky trajnim ofron njohuri të thella për rregullat, ligjet dhe parimet etike që rregullojnë sjelljen dhe veprimtarinë e punonjësve civilë. Duke u përqendruar në vlerat e transparencës, ndershmërisë dhe përgjegjësisë, aftësimi i shërbyesve civil nxit një mjedis të punës që promovon integritetin dhe zbatimin e standardeve etike në çdo nivel.
IKAP në bashkëpunim me NjBNj të MPB-së planifikon që në një përudhë sa më shkurtër të bëjnë një planifikim të trajnimit, ku gjatë vitit 2024 pritet të trajnohen rreth 320 nëpunës civil.
Trajnimi për etikë dhe integritet është më tepër se një investim në zhvillimin e aftësive profesionale, është një investim në rindërtimin e besimit të qytetarëve në administratën e tyre. Përmes këtij trajnimi, punonjësit civilë ndërtojnë njohuri dhe aftësi për të përballuar sfidat etike në përditshmëri, duke marrë vendime të drejta dhe duke vepruar në përputhje me vlerat dhe parimet e integritetit.
Në fund të ditës, një administratë e fortë është ajo që është e pajtueshme me normat etike dhe që punon për të mirën publike. Trajnimi për etikë dhe integritet në shërbimin civil nxit një kulturë të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme, duke krijuar rrugë të qarta për zhvillimin e karrierës dhe për avancimin profesional të punonjësve, ndërsa gjithashtu ndikon në përmirësimin e imazhit të administratës në sytë e qytetarëve”.