Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ceremonia përmbyllëse të trajnimeve në fushën “ Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Menaxhimit të

Instituti për Administratë Publike në bashkëpunim me projektin “Zhvillimi Institucional për Modernizimin e Shërbimeve Komunale” bashkë-financuar nga BE dhe Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ, mbajtën ceremoninë përmbyllëse të trajnimeve në fushën “ Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave” me që rast u ndanë u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit.
 
U.d Drejtoresha e Institutit për Administratë Publike znj. Lule Isufi, hapi ceremoninë duke ju dëshiruar mirëseardhje udhëheqësit të GIZ z. Stefan Mager dhe stafit të GIZ, pjesëmarrësve dhe të gjithë atyre që mundësuan përfundimin e trajnimeve me sukses.
 
Programi i trajnimit është dizajnuar në mënyrë specifike për target grupet e synuar ne nivelin komunal dhe qendror, kompanitë regjionale për menaxhimin e mbeturinave, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Asociacionin e Kompanive për Menaxhimin e mbeturinave, Agjencinë për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës dhe shoqërinë civile
Trajnimet “Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave“ u zhvilluan më 19, 20, 24 dhe 25 tetor 2023 më tri grupe të pjesëmarrësve, IKAP në bashkëpunim të ngushtë me projektin “Zhvillimi Institucional për Modernizimin e Shërbimeve Komunale” bashkë-financuar nga BE dhe Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ- ka organizuar programin 4 ditor te trajnimeve, në sektorin e menaxhimit të integruar të mbeturinave.
 
Në trajnim kanë marr pjesë 58 pjesëmarrës nga komunat.
 
Z. Stefan Mager, menaxher i projektit falënderoi të gjithë të certifikuarit, IKAP dhe të gjithë ata që morën pjesë në organizmin dhe zhvillimin e këtyre trajnimeve, ku ndër tjera theksoi se këto trajnime paraqesin hapat e parë për të filluar dhe diskutuar gjendjen aktuale, sfidat dhe mundësitë për të kaluar nga një stad në tjetër drejt zhvillimit të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave.
Aktivitetet tjera pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.
Post ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors