Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Parandalimi dhe trajtimi i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës

Po vazhdon cikli i trajnimeve Parandalimi dhe trajtimi i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës. Trajnimi i radhës më 15 nëntor 2023 për zyrtarët e Komunës së Istogut.
Trajnimi organizohet nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike , në bashkëpunim me Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit (ABGJ/ZKM) dhe UN Women Kosovo, në kuadër të projektit “Komponenta gjinore në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë”, i cili implementohet nën menaxhimin e ILO dhe financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.
 
Qëllimi kryesor i trajnimit është njohja e pjesëmarrësve për parandalimin dhe mënyrën e trajtimit të rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës, krijimin e kulturës së respektit brenda vendit të punës si dhe Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike, të miratuar nga Qeveria në vitin 2020.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors