Më 25 tetor 2023, u mbajt trajnimi Parandalimi dhe trajtimi i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës
Ky trajnim u organizua nga IKAP-i, në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGJ/ZKM) dhe UN Women, në kuadër të projektit “Komponenta gjinore në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë”, i cili implementohet nën menaxhimin e ILO dhe financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.
Qëllimi kryesor i trajnimit ishte njohja e pjesëmarrësve për parandalimin dhe mënyrën e trajtimit të rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës, krijimin e kulturës së respektit brenda vendit të punës si dhe Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike, të miratuar nga Qeveria në vitin 2020.
Në trajnim morën pjesë zyrtarë të Komunës së Klinës.





