Konferenca “Platforma për Frankofoninë, shumëgjuhësia dhe bashkëpunimi në Evropë”
Datë 16 deri 18 tetor 2023 në Sofje të Bullgarisë nga Agjencia Universitare për Frankofoninë si dhe nën patronatin e nënpresidentit të Republikës së Bullgarisë u organizua “Konferenca “Platforma për Frankofoninë, shumëgjuhësia dhe bashkëpunimi në Evropë” në këtë ngjarje është ftuar dhe Republika e Kosovës si anëtare e asocuar në frankofoni, në konferencë u përfaqësuam nga z.v Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, zonja Lule Isufi.
Kjo ngjarje synon të mbrojë Frankofoninë dhe shumëgjuhësinë si një mjet për të nxitur bashkëpunimi në Evropë përmes arsimit dhe trajnimit.
Në ditën e parë ishte përbërja e panelit politik nga zyrtarë dhe personalitete të larta, Nënkryetari i Republikës së Bullgarisë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Bullgarisë, ish-Komisionari Evropian Ministër-President i Qeverisë së Federatës Valonia-Bruksel, Ministrat dhe Përfaqësuesit e Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së, Delegatë në ‘La Frankofonie’ nga Ministritë e Punëve të Jashtme) që trajtoi sfidat e veprimit publik kombëtar dhe evropian, konkretisht integrimi i tranzicioneve ekologjike dhe dixhitale, sfidat moderne të menaxhimit i burimeve njerëzore publike dhe inovacioni publik. Gjithashtu diskutua shumëgjuhësia brenda shërbimit publik kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar.
Duke përfaqësuar Institutin për Administrate Publike, Zonja Isufi mbajti fjalim në panelin politik, fjalimi kishte të bëjë me ecurinë e Republikës së Kosovës fillimisht si anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) dhe më vonë anëtare e asocuar, si një organizatë shumë e rëndësishme e shteteve dhe qeverive që ndajnë si të përbashkët frëngjishten dhe kulturën frankofone, duke paraqitur kontributin që IKAP ka dhënë në ngritjen e përdorimit të gjuhës frënge në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe në avancimin e vlerave të përbashkëta të Frankofonisë, siç janë paqja, solidariteti, shumëgjuhësia dhe multikulturalizmi, gjithashtu u theksua pjesëmarrja e deritashme e Republikës së Kosovës në kuadër të Frankofonisë dhe avancimi i mundshëm i statusit të saj me të drejta të plota në këtë organizatë do ta mundësonte pjesëmarrjen e saj në projekte dhe aktivitete të rëndësishme të kësaj organizate dhe promovimin e vlerave të ONF-së. Zonja Isufi pati dhe takime me personalitete të ndryshme gjatë këtyre ditëve ku u diskutua për shkëmbim të përvojave dhe mundësi tjera bashkëpunimi me institucione dhe agjenci të ndryshme pjesëmarrëse me IKAP.
Në pjesën e dytë të konferencës të specialistëve të fushës që synoi rigjallërimin e shumëgjuhësisë brenda Evropës në institucionet dhe në mbarë Evropën, IKAP mori pjesë në grupet punuese për shumëgjuhësi, duke sqaruar sistemin ligjorë dhe respektimin e gjuhëve të komuniteteve në Kosovë, kurse në pjesën e tretë të ishte organizuar seminar për të rinjtë evropianë me temën “Energjia dhe Klima: Mjedisi sfidat në arsimin e lartë në kontekstin e Evropës.
Agjencia Universitare për Frankofoni (AUF) bashkon më shumë se 1000 universitete, shkolla të mëdha, rrjete universitare dhe qendra kërkimore shkencore që përdorin gjuhën frënge në 115 vende. E krijuar 60 vjet më parë, ajo është një nga shoqatat më të mëdha të institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit në botë. Ai është gjithashtu operatori për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor të Sommet de la Frankofonie. Si e tillë, ajo zbaton, brenda fushës së saj të kompetencës, rezolutat e miratuara nga Konferenca e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve që ndajnë gjuhën franceze.





