Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim i përbashkët IKAP, USAID/DAI Global, APK dhe AShI

Takim i përbashkët IKAP, USAID/DAI Global, APK dhe AShI

 

Zëvendësuesja e drejtorit te përgjithshëm te Institutit për Administrate Publike priti në takim përfaqësuesit e DAI Global, znj. Inta Plostins, znj. Kristyn Rohrer dhe Artan Canhasi,  partner kryesor zbatues për USAID-in dhe BE-në, z. Genc Hamzaj z.v Drejtori i Agjencisë Shërbimit të Informacionit,  z. Frashër Murtezaj, Drejtor Departamenti për Parandalimin e Konfliktit të Interesit

Ky takim në Institutin për Administratë Publike kishte qëllim për të parë mundësinë e organizimit të trajnimeve në fushën e sigurisë kibernetike dhe higjienës kibernetike, duke ditur se këto trajnime janë të rëndësishme për Administratën e Republikës së Kosovës. Gjithashtu DAI do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve në themelimin dhe forcimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike, në këtë rast z.v Drejtoresha e IKAP zonja Lule Isufi njoftoi të pranishmit lidhur me planifikimin që IKAP është duke bërë për të organizuar trajnime në këtë fushë.

Planifikimet mes IKAP dhe institucioneve të tjera, z. Genc Hamzaj z.v Drejtori i Agjencisë Shërbimit të Informacionit njoftojë të pranishmit me mundësinë e bashkëpunimit mes IKAP, ASHI dhe institucionet tjera.

Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, z. Frashër Murtezaj, Drejtor Departamenti për Parandalimin e Konfliktit të Interesit u theksua se APK dhe IKAP do të bëjnë planifikimet duhura për organizmin e trajnimeve sipas kërkesave që Agjencia ka. 

Me një prezantim të shkurtër të pranishmit në takim informoi eksperti i angazhuar nga projekti me USAID rreth rreth zhvillimit të Platformës MOODLE.

Platforma MOODLE (LMS) për menaxhimin e trajnimeve do të lehtësoj dhe përmirësoj përvojën e të mësuarit të nëpunësve civil në institucionet shtetërore. Kjo Platformë do të ofroj një mori veglash të cilat u mundësoj institucioneve të krijojnë, menaxhojnë dhe ofrojnë trajnime në një mjedis virtual, lehtë për t’u përdorur, duke e bërë atë të qasshme si për trajnuesit ashtu edhe për pjesëmarrësit në trajnim, pavarësisht nga përvoja e tyre teknike”

 

Post Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors