Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për organizimin e trajnimeve “Zvogëlimi i Barrës Administrati

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për organizimin e modulit të trajnimit “Parandalimi dhe Zvogëlimi i Barrës Administrative”.

Zonja. Lule Isufi, z.v. Drejtoreshë  e Përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe z. Margus Sarapuu, Udhëheqës i Projektit “Mbështetje për Proceset e Reformave për Integrim Evropian”, në emër të z. David Oberhuber, Drejtor Rajonal për Kosovën nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (“GIZ”) GmbH, nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit.

Organizimi i trajnimit do të përkrahet nga projekti “Zvogëlimi i Barrës Administrative” i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), dhe do të zbatohet nga GIZ.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është realizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimit me temë “Parandalimi dhe Zvogëlimi i Barrës Administrative”. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë trajnime rreth 1000 nëpunës civil të nivelit qendror dhe lokal dhe trajnimet do të mbulohen nga projekti për periudhën 2023-2025. Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të organizohen  konferenca, seminare, tryeza të rrumbullakëta dhe aktivitete që ndërlidhen me trajnimin.

Post ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors