Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Analiza Statistikore dhe Interpretimi (SPSS)

Analiza Statistikore dhe Interpretimi (SPSS)

SPSS është një program softverik që përdoret  për analiza statistikore. Trajnimi mbahet duke u bazuar në praktikat më të mira dhe në përvojën hulumtuese të trajnerit. Trajnimi do t’u ofroj pjesëmarrësve njohuri lidhur me mjetet e hulumtimit dhe zhvillimit ashtu që për t’i bëjë të dhënat  gati për analizë përmes aplikacioneve SPSS që do të mbahen në funksion interaktiv. Pastaj në këtë trajnim do të paraqiten mënyrat se si bëhet analiza statistikore në SPSS ku mund të merren  të dhëna nga pothuajse çdo lloj fajlli (të dhënat nga softverët tjerë) dhe do të përdoren për të krijuar raporte, lista, dhe pjesë të trendëve shpërndarëse, statistika përshkruese dhe  analiza komplekse statistikore. Mënyrat se si nëpërmjet SPSS bëhet  analizë statistikore më e arritshme dhe e përshtatshme për përdoruesit ashtu që përdorimi i  secilës meny si dhe zgjedhja e dritares e dialogut  bëjnë të mundur për të kryer analiza komplekse pa formuar një linjë të vetme të sintaksës komanduese.

Objektivat

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të realizojnë hulumtime të vlefshme duke u bazuar në të dhëna shkencore; dallojnë hulumtimet sasiore prej atyre kualitative; bëjnë përzgjedhjen e mostrës; llogarisin shkallën e përgjigjeve të vlefshme; definojnë pyetje me përgjigje të mbyllura apo të hapura; varësisht prej nevojës së hulumtimit të kodojnë variablat; identifikojnë rastet e jashtëzakonshme; realizojnë analizat statistikore si ato përshkruese; ch-test; frekuencën; eksportojnë rezultatet dhe komentojnë rezultatet e hulumtimeve. Për me tepër pjesëmarrësit në mënyrë aktive do të krijojnë pyetësorin dhe do t’i definojnë variabilet dhe në fund do të realizojnë edhe analizat me programin SPSS.

Post Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors