KRPP dhe IKAP certifikuan 43 zyrtarë në nivelin themelor profesional për prokurim
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) me një ceremoni të thjeshtë kanë bërë shpërndarjen e çertifikatave themelore profesionale për prokurim (2023-2025).
Në emër të KRPP-së, këtë ceremoni e përshëndeti anëtarja e bordit znj. Spahija- Gjikolli, e cila u drejtua pjesëmarrësve:
“Sot jemi mbledhur që të kurorzojmë arritjen tuaj. Ky rrugëtim që filloj prej nëntorit të vitit 2022, për mua si anëtare e re e bordit të KRPP-së nuk ishte edhe aq i lehtë, duke pas parasysh se ishte hera e parë që u ndesha me një aktivitet të tillë por me ndihmën e Kryetarit z. Vishaj, anëtarit të bordit z. Sahiti, stafit të KRPP-së e në veçanti bashkëpunimit me IKAP, ne sot bashkarisht po e shënojmë një sukses të rradhës”.
Ndër të tjera ajo tregoi ecurinë e këtij rrugëtimi, ku 63% e zyrtarëve pjesëmarrës kanë arritur me sukses të kalojnë testin për t’u çertfikuar në nivelin themelor profesional për prokurim.
Duke uruar të gjithë zyrtarët tashmë të çertifikuar, ajo tha:
“Besoj fuqishëm në ju, besoj se do te jeni shtyllë e fortë për të luftuar të metat dhe për të fuqizuar të mirat e prokurimit, gjithmonë në harmoni me zbatimin e ligjit dhe rregulloreve në fuqi, konform parimeve të prokurimit”.
Këtë ceremoni e përshëndeti edhe zv. Drejtori i IKAP-it, z. Haxhijaj, i cili uroj zyrtarët e çertfikuar duke thënë se tashmë ata kanë të drejtë të nënshkruajnë kontrata por prapa këtij nënshkrimi është edhe përgjegjësia që ata duhet t’a kenë. Poashtu ndër të tjera ai shtoi se këtë vit organizimi dhe mbarëvatja e procesit të trajnimit e deri te çertfikimi bën diferencën krahasuar me vitet paraprake.
Trajnimin e hapi dhe mbylli zyrtarja e Departamentit te Trajnimeve dhe Integrimeve në KRPP, znj. Dafinë Xhemajli.