Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Njoftim për mbajtjen e testit – Programi themelor profesional për prokurim 2022/2023

KRPP në bashkëpunim me IKAP organizojnë testin për vijuesit e trajnimit, të cilët kanë ndjekur trajnimin së paku 12 ditë nga 15 gjithsej të përcaktuara për programin bazik – Themelor.

Në këtë kontestë KRPP-ja në bashkëpunim me IKAP kanë përgatitë listën e të gjithë zyrtarëve të cilët e kanë ndjekur me rregull, pra kanë marrë pjesë së paku 12 ditë në vijimin e programit themelor profesional për prokurim publik gjatë vitit 2022/23 të cilët do të i nënshtrohen testimit për të u pajisur me certifikatën themelore profesionale për prokurim / 2023-2025.

Testi për pjesëmarrësit në listë do të organizohet me datën 8.2.2023 nga ora 10.00 – 11.00 në Sallën e IKAP (Instituti i Kosovës për Administratë Publike /MPB) Rr. “Pavarësia”, Hajvali / Prishtinë.

Testi do të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit në një grup.
Të gjithë pjesëmarrësit që do të i nënshtrohen testit, duhet me vete ta kenë dokumentin identifikues – letërnjoftim ose pasaportë, në të kundërtën nuk mund të jenë pjesëmarrës në test.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors