Zëvendës Drejtori Ekzekutiv IKAP priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të EIPA
Zëvendës Drejtori Ekzekutiv Institutit të Kosovës për Administrate Publike Z. Enver Haxhijaj me bashkëpunëtor priti në takim Z. Marco Ongaro, Drejtor i Përgjithshëm Institutit Evropian për Administrate Publike (EIPA) dhe Wolfgang Koet, Kordinator i Mësimit.
Në takim u diskutuan për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të kapaciteteve të administratës publike.
Haxhijaj informoi zoteri Ongaro për punën, sfidat dhe planet për të ardhmen e IKAP si dhe për ndryshimet që kanë filluar.
Marco Ongaro theksoi se EIPA mund të ofrojë mbështetje të në procesin e përmirësimit të administratës publike, si përmes përvojave krahasuese dhe shembujve të suksesshëm që tashmë kanë dhënë rezultate në vende të tjera, si dhe përmes projekteve specifike në fushën e trajnimit dhe shërbimeve, menaxhimit të cilësisë.