Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendës Drejtori Ekzekutiv IKAP priti në takim drejtoreshën e ReSPA

Zëvendës Drejtori Ekzekutiv Institutit të Kosovës për Administrate Publike Z. Enver Haxhijaj me bashkëpunëtor priti në takim Znj. Maja Handjiska Trendafilova, drejtoreshë e Shkollës Regjionale për Administratë Publike (ReSPA).

Në takim u diskutuan për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të kapaciteteve të administratës publike.

Haxhijaj informoi zonjën Trendafilova për punën, sfidat dhe planet për të ardhmen e IKAP si dhe për ndryshimet që kanë filluar.

Haxhijaj theksoi se “forcimi i kapaciteteve të administratës dhe cilësisë së trajnimit është një nga prioritetet më të rëndësishme të IKAP, veçanërisht në dritën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Handjiska-Trendafilova theksoi se ReSPA mund të ofrojë mbështetje të konsiderueshme në procesin e përmirësimit të administratës Publike, si përmes përvojave krahasuese dhe shembujve të suksesshëm që tashmë kanë dhënë rezultate në vende të tjera, si dhe përmes projekteve specifike në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve, menaxhimit të cilësisë dhe qeverisjes së mirë. “Administrata duhet të jetë shtylla kryesore që do ta bartë këtë proces, por edhe reformat e nevojshme që duhet të zbatohen dhe për këtë arsye duhet të punohet në forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e efikasitetit”, theksoi Trendafilova.

Në fund të takimit u ranë dakord që administrata publike, kapacitetet e së cilës duhet të forcohen, do të jetë mundësuesi kryesore e reformave vendimtare në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Post ImagePost ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors