Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Instituti i Administratës Publike të Kosovës (IKAP) antarësohet në IASIA

Instituti i Administratës Publike të Kosovës (IKAP) antarësohet në Shoqatën e Shkollave dhe Instituteve Ndërkombëtare të Administratës – IASIA

Instituti i Administratës Publike të Kosovës sot ka pranuar letër konfirmimin nga Sekretari i Ekzekutiv i IASIA, Zt. Cesar Alfonzo, dërguar Zt. Enver Haxhijaj, Zv. Drejtor ekzekutiv i IKAP se Bordi Menaxhues i IASIA ka pranuar IKAP-in si anëtar në Shoqatën e Shkollave dhe Instituteve Ndërkombëtare të Administratës – IASIA

ASIA është një shoqatë ndërkombëtare/globale, misioni i së cilës është të forcojë ndërtimin e kapaciteteve administrative në mbarë botën, të avancojë përsosmërinë në edukimin dhe trajnimin e administratës publike, dhe të kryejë, diskutojë dhe shpërndajë kërkime shkencore të fundit dhe “praktika të zgjuara” mbi qeverisjen dhe administrata. IASIA është rrjeti më i madh në botë për edukim dhe trajnim të specializuar në administratë publike me mbi 170 institucione anëtare nga 80 shtete të ndryshme.

Antarësimi i IKAP në IASIA,  do ti sigurojë IKAP-it një mundësi për të shkëmbyer informacione, ide, përvoja dhe materiale për çështje dhe zhvillime me interes të përbashkët, të studiojë menaxhimin e sektorit publik dhe çështjet e politikave publike dhe zhvillimet me interes aktual dhe të ardhshëm; të avancojë njohuritë profesionale, ekspertizën dhe zhvillimin e tyre, nëpërmjet grupeve të punës dhe publikimeve të saj, të nxisë mbështetjen dhe interesin ndërkombëtar dhe rajonal për arsimin/trajnimin e shërbimit publik, zhvillimin e menaxhimit dhe rritjen e kapaciteteve menaxheriale në sektorin publik, nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Post Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors