Zëvendësuesi i Drejtorit Ekzekutiv të IKAP Z. Enver Haxhijaj dhe drejtori i Administratës së IKAP Z. Bujar Thaçi pritën në takim Udhëheqësin e Projektit “Mbështetje për Reformën Sektoriale Kontrata për Reformën e Administratës Publike” Z. Suad Music si dhe Ekspertin kyç Z. Hajdin Ramadani.
Temë kryesore e diskutimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet IKAP dhe Projektit. Hartimi i Programit të Trajnimeve të detyrueshme si dhe Trajnimet për trajner ishin disa nga temat tjera që u diskutuan.

