Hajvali, 14 prill 2022
Në ambientet e Institutit të Kosovës për Administrate Publike, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes IKAP dhe Universitetit të Teknologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Arteve Humane, Kaunas, Lituani.
Ky Memorandum Mirëkuptimi do të sigurojë një kornizë të përgjithshme për IKAP dhe UT (FShSAH) për të promovuar aktivitete të përbashkëta dhe programe trajnimi, të ndajnë mësimet e nxjerra dhe ndërtojnë bashkësi praktike në fushën e administratës publike, qeverisjen dhe ngritjen e kapaciteteve

