Instituti i Kosovës për Administratë Publike ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Stellenbosch nga Afrika e Jugut gjegjësisht Qendra Kundër Korrupsionit për Arsim.
Në saje të këtij bashkëpunimi, është duke u organizuar takimi i radhës i cili do të mbahet me datë 31 gusht 2023 ora 10:30-13:00. Takimi do të organizohet online.
Tema e diskutimit: Gratë janë arkitektet e vërteta të shoqërisë: lidershipi, kornizat ligjore dhe konsideratat teknologjike
Shihni bashkëngjitur ftesën, konceptin, biografitë e folësve dhe programin.