|
Donatori
|
Titulli i Projektit
|
Përshkrimi i projektit/Objektivat
|
Periudha e zbatimit/datat
|
Buxheti
|
|
1.Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe Instituti i Kosovës për Administrate Publike |
Vlerësimi dhe ndikimi i gjuhës frënge për qëllimet e integrimit dhe zhvillimit |
Mësimi i gjuhës frënge përmes kurseve grupore nga niveli A2 deri ne B2. Iniciativat kombëtare Frankofone (IFN), të ndara në Planet vjetore të trajnimit synojnë të zhvillojnë aktivitete trajnuese që synojnë forcimin e kapaciteteve të gjuhës frënge të administratave të synuara. Prandaj është një çështje për përforcimin e kapaciteteve profesionale në frëngjisht të drejtuesve dhe ekspertëve (gra dhe burra) që janë përgjegjës për dosjet ndërkombëtare të administratave të identifikuara, për një periudhë 4 (katër) vjeçare. |
2019 – 2022, Buxheti i përgjithshëm 75.000 euro për 4 vite
50% IKAP, 35.000 50% OIF, 35.000 |
Ky projekt financohet në mënyrë 50% me 50% Gjysma nga OIF dhe gjysma nga IKAP. Protokolli i subvencionit nënshkruhet për çdo vjet. |
|
2.Programi i financuar nga Zviceranët dhe implementuar nga Skat Consulting Ltd., St. Gallen dhe Agjencia e Mjedisit e Austrisë (EAA) |
Menaxhimit i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë |
Programi i Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë i financuar nga Zviceranët (IWRM-K) synon të ndërtojë kapacitete afatgjata për administrimin e resurseve ujore në nivel kombëtar dhe të pellgjeve lumore në përputhje me prioritetet socio-ekonomike dhe politike të Kosovës, si dhe me nevojat e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen. Ai synon që të ndihmojë në zëvendësimin e qasjes aktuale të fragmentuar me një qasje më gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje të gjerë në menaxhimin e resurseve ujore në nivel të pellgjeve lumore, të harmonizuar me parimet e MIRU-s dhe Direktivës së Kornizës Ujore (DKU) të BE-së. Marrëveshja e bashkëpunimit mes IKAP dhe IWRM-K, 5 Nëntor 2020.
Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi (MM) është të definoj kornizën e bashkëpunimit dhe ndarjen e përgjegjësive ndërmjet Palëve, në përpjekjet e tyre të përbashkëta për zhvillimin dhe implementimin e kursit hyrës (fillestar) të trajnimit në MIRU, i cili fokusohet në administratën shtetërore/ shërbyesit civil gjegjës, si dhe profesionistët e tjerë (të ujërave) në Kosovë. Kjo iniciativë e përbashkët do të zgjasë për periudhën prej nënshkrimit e deri te përmbyllja e Fazës 1 të Programit IWRM-K (Prill 2024), gjatë së cilës periudhë, të dy palët pajtohen të implementojnë përgjegjësitë e caktuara në këtë MM |
Nëntor 2020 – Prill 2024 |
9 milion franga zvicerane i gjithë projekti, IKAP ka Marrëveshje, Bashkëpunimi me këtë projekt dhe është i fokusuar vetëm në sferën e trajnimit. Të gjitha përgjegjësitë e të dyja palëve janë te cekura në Memorandum |
|
3.Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë |
Projekti Mbështetje për Kontratën e Reformës Sektoriale mbi Reformën e Administratës Publike (RAP) |
Mbështetja në zbatimin e pakos legjislative Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve Rritja e ndërgjegjësimit për Agjendën e RAP të mbështetur nga BE Korniza Strategjike për Reformën e Administratës Publike |
10 mars 2020-10 shtator 2022 |
2,044,600 EURO i gjithë Projekti |
|
4. MPB |
Mbështetja për Promovimin dhe Zbatimin e Agjendës së Modernizimit të Administratës Publike (MPZAMAP) |
Promovimin dhe Zbatimin e Agjendës së Modernizimit të Administratës Publike |
Janar 2021 – Dhjetor 2022
MPB-DMRAP |
CPM Consulting International OÜ dhe NOVUS SH.P.K |
|
5.Qeveria e Norvegjisë dhe Luksemburgut |
Projekti KSV 2019 “Asistenca teknike në kontekst të integrimit evropian” |
Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për të adresuar kërkesat që dalin nga MSA dhe procesi i përafrimit me legjislacionin e BE. Objektivi specifik ka të bëjë me trajnimin dhe asistencën teknike për të forcuar kapacitetet njerëzore të administratës publike në 9 kapituj negociues prioritar dhe në fushën e RAP. Menaxhimi: Projekti implementohet nga ZKM – Zyra për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm përmes menaxhimit të deleguar. Projekti financohet nga Qeveria e Luksemburgut bazuar në marrëveshjen bilaterale ndër-shtetërore. Përfituesit: institucionet e nivelit qendror që mbulojnë këto fusha, dhe zyrat për integrim në ZKM |
Nëntor 2018- Prill 2022 |
1.685.000 EURO |
|
6.Unioni Evropian/Këshilli i Evropës |
Projekti i përbashkët i Këshillit të Evropës BE kundër Krimit Ekonomik (PECK III) |
Zhvillim i Programit Trajnues dhe Trajnim për Trajner në lidhje me Mbrojtjen e Sinjalizuesve |
15 Prill 2021-Maj 2022 |
Përafërsisht 10,000 Euro për aktivitetin në fjalë. Ky është vetëm planifikim, varësisht nga nevoja mund të rritet edhe shuma. |
|
7.Ministria për Ekonomi dhe Energji e Gjermanisë. |
‘’Digjitalizimi i trajnimeve të BE-së në Administratën Publike të Ballkanit Perëndimor 2021-202”.(DT-AP-BP |
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në dixhitalizimin, lidhjen e aftësimit profesional dhe trajnimin në shërbimin civil të Ballkanit Perëndimor, për të zhvilluar standarde të përbashkëta për trajnimin dixhital dhe kështu të kontribuojë në zbatimin e MSA-së.
|
Mars 2021- Dhjetor 2022 |
150.000 euro |
|
8.Terre Des Hommes Misioni në Kosovo dhe Defence for Children International me mbeshtetje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës |
MATRA -“Forcimi i sistemit të mbrojtjes për fëmijët në konflikt me ligjin” |
Qëllimi i programit është të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Ukrainë, Gjeorgji, Shqipëri dhe Kosovë duke përmirësuar zbatimin e të drejtave të fëmijëve në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtësisë, për të siguruar që fëmijët në konflikt me ligjin të mbrohen më mire. |
2017-2021
|
Projekti nuk ka dhënë të dhëna për buxhet Projekti kryen të gjitha pagesat, e trajnimit, trajnerëve, ushqimit e te tjera. |
|
9.Zyra pwr Planifikim Strategjik |
Rishikimi i kurrikulave të trajnimit në lidhje me planifikimin strategjik.
|
Rishikimi i kurrikulave të trajnimit në lidhje me planifikimin strategjik. Mbështetur nga ZBE në Kosove
|
2021 |
|
|
10 CENTRE FOR INTEGRITY IN THE DEFENCE SECTOR / OLSO/NORVEGJI DHE |
Mbështetje trajnimeve për etiken dhe integritetin |
Hartimi i modulit për etiken dhe integritetin dhe trajnimi i trajnerëve |
2021-2025 |
Projekti nuk ka dhënë të dhëna për buxhet Projekti kryen të gjitha pagesat, e trajnimit, trajnerëve, ushqimit e te tjera |