Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë pune e ekspertëve të EIPA dhe LuxDev në IKAP

Në kuadër të projektit për avancimin e mësimit e-Learning në Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), gjatë periudhës 13–16 janar 2026, u zhvillua një vizitë pune e ekspertëve të angazhuar nga EIPA dhe LuxDev.Gjatë kësaj vizite, në IKAP qëndruan znj. Tihana Puzic, udhëheqëse e projektit dhe eksperte e menaxhimit të cilësisë, z. Björn Hölbling, ekspert për riorganizim të proceseve e-Learning dhe sistemeve LMS, si dhe znj. Myesere Hoxha, eksperte për zhvillim organizativ dhe optimizim. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me proceset aktuale të punës dhe strukturën organizative në IKAP, harmonizimi i hapave të ardhshëm lidhur me avancimin e mësimit e-Learning, si dhe identifikimi i nevojave konkrete për zhvillim të mëtejmë në këtë fushë.Vizita shërbeu si bazë për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme në funksion të modernizimit të trajnimeve dhe zhvillimit të mësimit digjital në administratën publike.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors