Me datë 31 maj 2024 IKAP-in e vizituan studentët e Universitetit të Tetovës dega Administratë Publike, Administratë dhe Biznes të përcjellë nga dekani Llokman Hebibi dhe Doc. Dr Jahi Jahija, shef i katedrës së Administratës publike, Univerziteti i Tetovës. Në takim u pritën nga Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit, Lule Isufi së bashku me stafin. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Institutit dhe Universitetit të Tetovës, për studentët që vizituan Institutin, drejtori i drejtorisë së planifikimit të trajnimeve Bujar Thaqi prezanantoi lidhur me programet e trajnimit që ofrohen për zyrtarët publik, dhe strukturën e re që është funksionalizuar së fundmi në IKAP, gjithashtu, nga trajnerët që ishin duke mbajtur trajnim, studentët për se afërmi u njoftuan me temat që zhvilloheshin sot për zyrtarë.





