Vizita e Delegacionit nga Uganda Management Institute
Prishtinë, 11 tetor 2022
Zëvendësministri i Ministrisë se Punëve të Brendshme z. Bardhyl Dobra së bashku me zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike z. Enver Haxhijaj me bashkëpunëtor, pritën në vizitë një delegacion nga shteti Ugandës gjegjësisht Drejtorin e Përgjithshëm të Uganda Management Institute (UMI), Dr. James Nkata, me bashkëpunëtor
Kjo vizitë u realizua në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar në qershor te këtij viti gjate vizitës se bëre nga zëvendësministri z .Dobra, Uganda Menagement Institute.
Dobra përshëndeti dhe uroj mirëseardhje delegacionit nga Uganda duke informuar të pranishmit që Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe UMI tani do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat e ndryshme, në rritjen e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe trajnimit në fushën e administratës publike.
Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm IKAP, z. Haxhijaj theksoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në qershor të këtij viti, i cili ishte edhe hapi i parë i fillimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve tona, ky takim është aktiviteti i dyte dhe në jemi shumë dakord që të bëjmë hapat e radhës duke trajtuar idetë dhe vendos për projektet e bashkëpunimit. Ky bashkepunim është shumë i rëndësishëm dhe duke parë nga natyra e rezultateve besojmë që do të japim kontribut në zhvillimin e të dy institucioneve.
Drejtori i Përgjithshëm i Uganda Management Institute (UMI), Dr. James Nkata, falënderoi të pranishmit për mikpritjen si dhe zëvendësministrin Dobra që ishte personi kyç për fillimin e këtij bashkëpunimi, UMI është institucioni shtetëror i cili bën edukimin dhe trajnimin e shërbyese civil dhe sektorit privat në fushën e menaxhmentit, si dhe ofron konsulenca si për sektorin publik dhe privat në po këto fusha.
Qëllimi i vizitës është nxjerrja e projekteve kryesore për Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e Administratës Publike, Qeverisjes dhe ngritjes së kapaciteteve.
Hulumtimi, pjesëmarrja në Konferenca, Projekti i përbashkët kërkimor që çon në botime një mirëkuptim në rritje midis Afrikës dhe Ballkanit, seminare dhe dialogë të përbashkët, trajnim, shkëmbimi i personelit, Programet e përbashkëta, konsulencë, ngritja e kapaciteteve dhe shkëmbimi i njohurive, mbështetja infrastrukturore p.sh. TIK, ngritja e kapaciteteve të stafit, ishin temat kyçe që u diskutuan në këtë takim.
