U mbajt punëtoria “Hartimi e Planit të Trajnimit për gjashtë mujorin e dytë të Vitit 2023 dhe Rishikimi i Procesit të Trajnimeve”
Instituti i Kosovës për Administratë Publike/Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një punëtori dy ditore me titull “Hartimi i Planit të Trajnimit për gjashtë mujorin e dytë të Vitit 2023 dhe Rishikimi i Procesit të Trajnimeve”
Ky aktivitet u financua nga Projekti “Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë” (IWRM-K) – Faza 1’, Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Aktivitetin e udhëhoqi znj. Lule Isufi, zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të IKAP, të pranishëm ishin përfaqësuesit e Programit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe stafi i IKAP.
Zhvillimi profesional është cilësia kryesore që na bënë të shohim përpara dhe të punojmë drejtë një të ardhme të ndritur.
IKAP-i ka vendosur të ri hartojë Planin e Trajnimit për vitin 2023 për pjesën e dytë të këtij viti duke iu përgjigjur nevojave të ndryshme të nëpunësve civil dhe duke rishikuar me kujdes procesin aktual të trajnimeve. Kështu, IKAP do të sigurojë që punonjësit të marrin njohuritë e nevojshme për të arritur suksesin personal dhe profesional.
Riplanifikimi i Planit të Trajnimit për pjesën e dytë të vitit 2023 është një punë e rëndësishme dhe e përgjegjshme. Stafi i IKAP do të angazhohet për këtë detyrë të veçantë. Në këtë Punëtori do të diskutohet dhe prezantohet me gjithë pjesëmarrësit për të marrë një pasqyrë të plotë të nevojave të trajnimit dhe do të identifikohen temat dhe fushat e trajnimit të nevojshme për të ngritur aftësitë profesionale të nëpunësve civil.
Znj. Lule Isufi, zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të IKAP, u potencua se procesi i trajnimeve është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të performancës dhe krijimit të një mjedisi më produktiv për të gjithë. Përmes këtij rishikimi, synojmë të identifikojmë pikat e forta dhe dobësitë e proceseve aktuale të trajnimit, dhe shqyrtimin se si mund të përdorim më mirë burimet tona për të ofruar trajnime cilësore dhe efikase, një ri planifikim i Trajnimit për gjysmë e mbetur për vitin 2023 do të përfshijë disa elemente kyçe:
- Identifikimi i nevojave të trajnimit: Një analizë e thellë e përvojës së punës dhe projeksioneve të nevojave të tregut do të na ndihmojë të përcaktojmë fushat e trajnimit prioritare;
- Zhvillimi i kurrikulave të trajnimit: Bazuar në nevojat e identifikuara, do të përshtatim dhe zhvillojmë kurrikulat e trajnimit që do të plotësojnë kërkesat aktuale dhe të ardhshme të industrisë sonë;
- Trajnime në vend: Sigurojmë që trajnimet e ofruara të jenë të përshtatshme për nevojat e vendit tonë të punës dhe të ndihmojnë në rritjen e aftësive specifike të punonjësve tanë;
- Trajnime virtuale dhe të largëta: Dëshirojmë të përdorim teknologjinë për të ofruar mundësi të trajnimit virtual, duke përfshirë seminare, webinare dhe platforma të tjera të mësuara virtuale;
- Vlerësimi i efikasitetit të trajnimeve: Do të monitorojmë dhe vlerësojmë efikasitetin e trajnimeve të ofruara për të siguruar që ato të japin rezultatet e pritura;
- Përshtatshmëria dhe mbështetja: Sigurojmë që trajnimet të jenë të përshtatshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe ofrojmë mbështetje shtesë për ata që kanë nevojë për të përmirësuar aftësitë e tyre.
Me këto hapa të rëndësishëm dhe me përkushtimin e stafit të IKAP, jemi të bindur se Riplanifikimi i Trajnimit për gjysmën e vitit 2023 do të sjellë një ndikim pozitiv në zhvillimin e aftësive të nëpunësve civil dhe në përmbushjen e objektivave të institucionit tonë.
Gjatë punëtorisë u prezantua planifikimi i trajnimeve për pjesën e dytë të vitit, buxhetimi dhe të gjitha aktivitetet që do zhvillohen me projekte si; bashkëpunimi me USAID/DAI dhe IKAP për instalimin dhe konfigurimi platformës Moodle dhe realizimin e trajnimeve digjitale në IKAP, bashkëpunimi me GIZ për financimin e trajnimeve “Reduktimi i Barrës Administrative” dhe trajnimin e 1000 zyrtarëve të Administratës Publike, nënshkrimin e marrëveshjes me GIZ-IKAP, për “Menaxhimin e Mbeturinave” për trajnimin e rreth 100 zyrtareve të Administratës Publike, vazhdimin e bashkëpunimit me programin për “Menaxhimin e Integruar të Ujërave”.
Instituti i Kosovës për Administratë Publike gjatë fillimit të gjashtë-mujorit të dytë të vitit 2023 ka një shans të shkëlqyer për të rishikuar dhe riplanifikuar buxhetin e trajnimeve dhe shërbimeve tjera. Në këtë proces, synohet të adresohen nevojat e zhvillimit profesional të nëpunësve civil dhe të siguroj një përmbushje të suksesshme të objektivave të trajnimit.
Procesi i riplanifikimit do të përfshijë disa hapa kyçe:
- Identifikimi i nevojave të trajnimeve: Do të vlerësohen nevojat aktuale të trajnimit për të gjithë shërbyesit civil të nivelit qendror dhe atij lokal;
- Prioritetet e trajnimeve: Pas identifikimi të nevojave do të përcaktohet renditja e tyre sipas rëndësisë dhe ndikimit që trajnimet do të kenë në përmbushjen e qëllimeve të institucioneve;
- Kostot e trajnimeve: Duke marrë parasysh shumën e planifikuar, do të shqyrtoj koston e trajnimeve; individuale dhe do të sigurohemi që të gjitha kërkesat e identifikuara të mbulohen brenda këtij buxheti;
- Monitorimi dhe vlerësimi i rezultateve: IKAP do të ndjekë me kujdes rezultatet e trajnimeve të ofruara për të vlerësuar dhe siguruar që shpenzimet të jenë të shpërndara në mënyrë të drejt dhe të efikas.


