Instituti i Kosovës për Administrate Publike vazhdon të organizoj trajnimin me temen “Parandalimi dhe zvogëlimi i barrës administrative”. Ky trajnim u organizua për inspektoratet në nivelin qendror dhe lokal.
Trajnimi organizohet në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit dhe Projektin e GIZ “Mbështetje për proceset e reformës së integrimit në BE të Kosovës”, me mandat nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe fokusohet në temat si riingjinierimi i procedurave, hartimi i politikave publike për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative dhe dizajnimi i shërbimeve si theksohet në Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027.
Për të qenë sa më efikas në parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, këti trajnimki i shtohet edhe moduli per Mendimin dizajnues/Design Thinking, i cili do të mbahet në ditet në vijim.












