Në datat 14 dhe 15 maj 2024 nga IKAP është organizuar trajnimi “Siguria dhe shëndeti në punë” për zyrtarët e Komunës së Obiliqit. Qëllimi i trajnimit është të rriten njohuritë e këtyre zyrtarëve në lidhje me kornizën ligjore për sigurinë dhe shëndetin në ambientet e punës, rregullat e sigurisë në punë, si dhe mjetet dhe mënyrat e mbrojtjes shëndetësore në punë.
Trajnere është Fatime Rexhepi. Trajnimi mbahet ne ambientet e IKAP-it.
