Në datat 18 dhe 19 prill 2024 nga IKAP është organizuar trajnimi “Siguria dhe shëndeti në punë” për zyrtarët e Komunës së Obiliqit. Qëllimi i trajnimit është të rriten njohuritë e këtyre zyrtarëve në lidhje me kornizën ligjore për sigurinë dhe shëndetin në ambientet e punës, rregullat e sigurisë në punë, si dhe mjetet dhe mënyrat e mbrojtjes shëndetësore në punë.
Në trajnim do të marrin pjesë 14 pjesëmarrës. Trajner është Burim Islami. Trajnimi është mbajtur ne ambientet e IKAP-it.


