Në datat 20 dhe 21 mars 2024, u organizua trajnimi “Siguria dhe shëndeti në punë” për zyrtarët e Komunës së Obiliqit. Qëllimi i trajnimit ishte të rriten njohuritë e inspektorëve të punës në lidhje me kornizën ligjore për sigurinë dhe shëndetin në ambientet e punës, rregullat e sigurisë në punë, si dhe mjetet dhe mënyrat e mbrojtjes shëndetësore në punë. Trajnimi gjithashtu u përqendrua në standarde të kushteve të punës dhe rëndësinë e parandalimit të rreziqeve dhe aksidenteve në punë, si dhe në vlerësimin e rreziqeve dhe hetimin e aksidenteve në punë.
Në trajnim morën pjesë 14 pjesëmarrës. Trajnere ishte Fatime Hoxha ku trajnimi u mbajt në ambientet e IKAP.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit morën certifikata për pjesëmarrjen në trajnim
