Filloi trajnimi për inspektorët e punës
Instituti i Kosovës për Administratës Publike nga sot organizon trajnimin- Procedura e Përgjithshme Administrative, trajnimi organizohet pas bashkëpunimit me Inspektoratin Qendror të Punës. Në trajnim do të marrin pjesë 63 inspektorë të punës të ndarë në tre grupe. Trajnimi është mëse i nevojshëm për ngritjen e cilësisë së vet punës së inspektoreve pasi që inspektorët e punës gjate ushtrimit të detyrës së përditshme kanë procesin e inspektimeve i cili proces nga fillimi deri në fund ngërthen procedurën administrative.
IKAP në vazhdimësi është duke ngritur cilësinë e trajnimeve, ekspertet e IKAP janë duke hartuar dokumente sipas legjislacionit në fuqi duke shtuar pjesën e para testit dhe testin në fund të trajnimit tre ditore.
Instituti për Administrate Publike dhe Inspektorati Qendror i Punës janë të përkushtuar që inspektorëve tu ofrojnë aftësim profesional sipas nevojave për punë më efikase, bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vazhdoje në hartimin e moduleve të reja dhe ngritjen e cilësisë së trajnimeve.

