Instituti Kosovës për Administratë Publike me kërkesë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka organizuar trajnimin “Menaxhimi zyrtar i arkivave” për zyrtarët e arkivave të sistemit Gjyqësor të Republikës së Kosovës. Trajnimi ka zgjatur dy ditë dhe është mbajtur më dy grupe me datat 14,15 mars dhe 21, 22 mars 2024. Ky trajnim kishte për qëllim tu ofroj pjesëmarrësve njohuri praktike, se si ata mund t’i përmbushin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre sa më mirë, gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe praktikat më te mira. Ndarja e përvojave mes pjesëmarrësve dhe trajnerit ka një rëndësi të veçantë.
Menaxhimi zyrtar është veprimtari ndihmëse e cila kontribuon dhe i ndihmon të gjitha organet dhe organizatat në kryerjen e detyrave të tyre themelore zyrtare në mënyrë të drejtë dhe efikase. Menaxhimi zyrtar është një prej nënsistemeve informative, në të cilin shkresat klasifikohen dhe evidentohen në atë mënyrë që kur është e nevojshme mund të gjenden më lehtë dhe më shpejt.