Më 8 dhe 9 tetor 2024, në IKAP u zhvillua trajnimi “Integriteti dhe Etika në administratën publike”.
Trajnimi u mbajt me kërkesë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR). Ky ishte grupi i parë i pjesëmarrësve në këtë trajnim nga MZHR. Trajnimi për grupin e dytë do të mbahet më 16 e 17 tetor 2024, në IKAP. Qëllimi i trajnimit është që zyrtarët e MZHR-së të ngritin njohuritë e përgjithshme dhe kapacitetet e tyre profesionale në çështjet që kanë të bëjnë me etikën dhe integritetin në administratën publike dhe në veçanti për integritetin në situatat e konfliktit të interesit, në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe në Prokurimin Publik, si dhe dilemat etike dhe sinjalizimin. Në trajnim morën pjesë nëpunës civil të nivelit drejtues dhe të nivelit profesional, të cilëve në fund të trajnimit iu ndanë certifikata për pjesëmarrje në trajnim.

