Më 2 shtator, IKAP filloi trajnimin për trajnerë në fushën e vlerësimit Ex-post të Akteve Juridike. Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) dhe në koordinim me Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit, organizoi këtë trajnim, i cili do të zgjasë 7 ditë. Pjesëmarrësit janë përzgjedhur në përputhje me kriteret ligjore të IKAP-it.
Trajnimin e hapi U.d. Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Lule Isufi, e cila i përshëndeti pjesëmarrësit dhe u uroi suksese në këtë trajnim. Ajo gjithashtu prezantoi trajnerët e angazhuar: Lorenzo Allio, një ekspert me përvojë të gjerë në vlerësimin ex-post të Akteve Juridike, dhe ekspertin Levent Koro, gjatë të cilave trajnerët do të përfundojnë modulin deri në procesin e certifikimit të kandidatëve.


