Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit dhe Projekti “Mbështetje për proceset e reformës së integrimit në BE te Kosovës me mandat nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nga data 20 deri më 22 shkurt 2024 po zhvillojnë trajnimin “Parandalimi dhe zvogëlimi i barrës administrative”.
Ky trajnim ka për qëllim të diskutojë aspektet e ndryshme të parandalimit dhe zvogëlimit të barrës administrative (BA), përmes thjeshtimit dhe digjitalizimit të shërbimeve publike dhe të përgatisë profesionistë të aftë për të menaxhuar funksionet administrative në një organizatë.
Nga ky trajnim do të rriten njohuritë dhe aftësitë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë administrative në mënyrë të përshtatshme dhe të koordinuar ngritja e njohurive të nevojshme ligjore dhe rregullative për administratën publike përdorimi i softuerëve administrative, menaxhimi i dokumentacionit, dhe komunikimi efektiv.
Gjithashtu ky trajnim do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive udhëheqëse të punonjësve administrativë, duke përfshirë menaxhimin e kohës, zgjidhjen e problemeve, dhe marrjen e vendimeve, trajnimi për barrën administrative mund të fokusohet në aftësitë e nevojshme për të menaxhuar projekte administrative, duke përfshirë planifikimin, monitorimin, dhe vlerësimin e tyre.
Në përgjithësi, qëllimi i trajnimit për “Parandalimin dhe zvogëlimi i barrës administrative” është të përgatisë punonjës të aftë për të kryer detyrat administrative në mënyrë të suksesshme dhe për të kontribuar në arritjen e qëllimeve dhe objektivave të organizatës.
