Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnimi hyrës për nëpunësit e ri civil në Shërbimin Civil të Kosovës

Më 6 qershor 2024, në IKAP përfundoi Trajnimi hyrës për nëpunësit e ri civil në SHCK. Trajnimi ishte i përbërë nga gjashtë (6) module njëditore dhe u mbajt më 28, 29 e 30 maj dhe 4, 5 e 6 qershor 2024. 
Qëllimi i trajnimit ishte që nëpunësit e ri civil të njoftohen me bazat e rregullimit kushtetues të Republikës së Kosovës, me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe të Shërbimit Civil të Kosovës, me Kodin e Mirësjelljes dhe çështjet kundër korrupsionit, me organizimin e punës në zyrë (dokumentet dhe arkivi), si dhe me zbatimin e procedurave administrative – për t’i zhvilluar dhe ngritur kapacitetet e tyre profesionale. 
Në trajnim morën pjesë 14 nëpunës të ri civil nga Komuna Mitrovicë e Veriut. 
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikatat për pjesëmarrje në trajnim.

Post Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors