Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Thirrje për aplikim_Trajnim për Trajner_Integrimi i Perspektivës Gjinore në Procesin e Anëtarësimit

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) në kuadër të Projektit “Instrumenti për Barazi Gjinore”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UN Women – Zyra në Kosovë si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr. 13/2018 për Kushtet, Angazhimin, Kategorizimin dhe Mënyrën e Pagesës së Trajnerëve në Institutin e Kosovës për Administratë Publike, shpall: 

THIRRJE PËR APLIKIM 

Ftohen të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi për trajnimin e trajnerëve, të aplikojnë për trajnerë të ardhshëm për zbatim të këtij programi: 
Integrimi i Perspektivës Gjinore në Procesin e Anëtarësimit në BE 
Qëllimi i këtij trajnimi është të pajisë pjesëmarrësit me njohuri, aftësi dhe mjete praktike për të integruar dhe promovuar barazinë gjinore në të gjitha fazat e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Trajnimi synon të krijojë një grup trajnerësh të aftë që do të mund të përcjellin më tej këto njohuri dhe aftësi, në përputhje me kërkesat e integrimit evropian. 
Pjesëmarrësit do të forcojnë kapacitetet e tyre për të analizuar, monitoruar dhe avokuar për përfshirjen e perspektivës gjinore në politikat publike, dokumentet strategjike e ligjore, si dhe reformat sektoriale. Fokusi i veçantë i trajnimit është në kuadrin ligjor, mekanizmat institucional dhe harmonizimin e legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së (acquis)  për të siguruar dhe avancuar përfshirjen e barazisë gjinore në këtë proces. 
Kohëzgjatja dhe koha e mbajtjes së programit të trajnimit 
Trajnimi për Trajnerë (TpT)  pritet të mbahet gjatë muajit maj 2025. 
Vlerësimi i kandidatëve: 
Në harmoni me Udhëzimin Administrativ të lartcekur, të gjithë kandidatët për trajnerë do të vlerësohen gjatë periudhës së trajnimit dhe pas përfundimit të trajnimit. 

Aplikacionet vlerësohen në bazë të kritereve si në vijim: 
•    Arsimimi dhe kualifikimi profesional: 
•    Përvoja e punës (së paku 5 vjet përvojë pune profesionale); 
•    Përvoja në trajnime; 
•    Elementet tjera të meritës (publikime në fushën e legjislacionit, pjesëmarrja në hartimin e legjislacionit, certifikatat). 

Angazhimi i trajnerëve pas trajnimit:
Aplikantët e suksesshëm do të ndjekin Trajnimin për Trajnerë, prej të cilëve kandidatët që do të certifikohen pas kualifikimit të suksesshëm, të njëjtit do të angazhohen nga IKAP-i si trajner sipas nevojave të programit të trajnimit për Integrimin e Perspektivës Gjinore në Procesin e Anëtarësimit në BE. 
Afati kohor për dorëzimin e aplikacioneve: 16.04.2025 deri më 30.04.2025. 
Numri i kandidatëve që do të përzgjidhen për të vijuar trajnimin është i limituar. 
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografinë e tyre / CV dhe një letër motivimi (deri në 400 fjalë) në mënyrë elektronike në gjuhën shqipe. 
Aplikimi bëhet  në mënyrë elektronike në e-mail adresën: besart.mulaj@rks-gov.net 
duke specifikuar emërtimin e programit për të cilin aplikojnë.

Të gjitha kualifikimet dhe dëshmitë e përmendura në biografinë / CV tuaj mund të kërkohen për verifikim nga komisioni vlerësues i IKAP-it

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors