Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Thellohet bashkëpunimi për trajnimet për Antigjipsizëm

Institutit i Kosovës për Administratë Publike organizoi takimin me drejtorin e ‘Terre des Hommes’ z. Pajtim Zeqiri si dhe z. Habit Hajredini drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë/ZKM.

Për një vazhdimësi të bashkëpunimit në një mënyrë tjetër të aktivisteve dhe për të plotësuar agjendën qeveritare për mbrojtjen e të drejtave për të gjithë qytetaret, të tre palët u pajtuan që trajnimet dhe aktivitetet të zhvillohen në mënyrë më intensive dhe kontributi të dyfishohet për të arritur deri tek suksesi i planifikuar.

U diskutua në lidhje me trajnimet në Antigjipsizëm dhe përcaktimin e veprimeve të nevojshme për të adresuar çështjet  dhe për të promovuar të drejtat dhe barazinë për komunitetet, të drejtat e njeriut dhe të gjitha temat e tjera që Republika e Kosovës është zotuar për ti plotësuar si standard, në këtë takim u diskutua për  hapat konkret që duhet të ndërmerren për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërtimin e një shoqërie më të përfshirë dhe më të informuar për të gjithë, diskutimet u fokusuan ne identifikimin e sfidave të veçanta që kemi për të plotësuar obligimet që na presin në ofrimin e trajnimeve  për administratën publike ne nivelin qendror dhe lokal, si dhe gjetja e zgjidhjeve të reja në promovimin e vlerave për të gjithë komunitetet e vendit, ky bashkëpunim gjithashtu do të sjellë përpara përvojat dhe praktikat më të mira nga partnerët vendas dhe ndërkombëtar, për të shkëmbyer njohuri dhe për të ndërtuar një strategji të përbashkët për tu përballur këto çështje në mënyrë efektive. 

Është shumë e rëndësishme që ky takim të shërbejë si një hap drejtë përmirësimit të qëndrueshëm dhe të drejtësisë sociale për komunitetet, Drejtoresha e IKAP Zonja Isufi i falënderoi të dy udhëheqësit e institucioneve për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe u zotuar për një bashkëpunim më frytdhënës gjatë vitit dhe ofrimin e shërbimit ët trajnimeve në fushat e lartshënuara.   

Post Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors