Zëvendësuesi i drejtorit ekzekutiv Z. Enver Haxhijaj me bashkëpunëtor priti ne takim përfaqësues nga projektit të BE-së Znj. Anne Azampradeilles dhe Znj. Dominique Dalmas “Monitorimi i treguesve të kontratës së reformës së sektorit të reformës së administratës publike (PAR SRC)”.
Në këtë takim u diskutua mbi vlerësimin e rezultateve të marra në kuadër të një kontrate të mbështetjes buxhetore në këstin e saj të tretë dhe të fundit, për të kuptuar më mirë rolin që luan në reformën e administratës publike dhe shërbimit civil, mjetet dhe instrumentet apo mekanizmat që përdor për të kryer misionin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me palët e tjera të interesuara në kuadër të politikës së RAP.
