Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim mes IKAP, DQH dhe GiZ dhe BE

Me kërkesë të palëve u mbajt takimi në mes të institucioneve Institutit për Administratë Publike / IKAP,  Departmenti Qëndror Harmonizues DQH dhe GiZ financuar nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrës në këtë takim: Lule Isufi zëvendës drejtore e IKAP, Agim Krasniqi nga MFPT/DHQ, dhe përfaqësuesit e projektit të GIZ financuar nga Bashkimi Evropian znj. Paulina Stanoeva dhe Boris Petkov si dhe zyrtarë tjerë nga IKAP.
   
Zonja Isufi në këtë rast theksoi se IKAP do tu përgjigjet kërkesave dhe do bashkëpunoi me institucionet e Administratës Publike në mënyrë që të gjitha planifikimet për vitin vijues të bëhen në bashkëpunim me institucionet vendore dhe projektet në mbështetje siç është GIZ në mbështetje të DQH.
 
Gjithashtu znj. Isufi theksoi se IKAP shumë shpejtë do ta ketë në përdorim platformën Moodle e cila platforme do të ndikojë në digjitalizimin e disa trajnimeve të cilat do të  planifikohen të mbahen në mënyre virtuale e që është kërkesa nga institucionet e tjera të vendit.

Trajnimi i vazhdueshëm profesional i cili deri më tani është mbuluar ad-hoc, ku përfshihen të gjitha fazat e auditimit të brendshëm në të cilën bën pjesë edhe faza e strategjisë së Prokurimit Publik. 

Z. Agim Krasniqi, Drejtor DQH-së, theksoi se është duke u punuar në UA të ri për certifikim të Auditorëve të Brendshëm, në përkrahje të DHQ nga projekti i GIZ financuar nga Bashkimi Evropian për sistemin e ri të certifikimit për Auditorët e Brendshëm ku në këtë sistem do të ketë sinkronizim në mes të dy institucioneve në mënyrë që raportet vjetore të Auditorit të jenë sa më profesionale dhe me qasje sa më të lehtë, ku do pasojë dhe përgatitja e testimeve dhe certifikimeve të Auditorëve të Brendshëm.

Çdo vit do të mirëmbahet certifikata ku duhet të organizohen trajnime për Auditorët e Brendshëm në të gjitha fushat si dhe në Prokurimi Publik.

Znj. Stanoeva u interesua lidhur me procesin e reformave në IKAP dhe proceseve të tjera që mund të ndikojnë në punën dhe mbarëvajtjen e trajnimeve. 
  
Pas përfundimit të propozimeve dhe prezantimit të kërkesave palët u pajtuan që të bëhet një Memorandum i Mirëkuptimit në mes të IKAP dhe Projektit GIZ, financuar nga Bashkimi Evropian  dhe DQH-së  për vazhdimin e aktiviteteve.

Post Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors