Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të IKAP, Z. Enver Haxhijaj së bashku me drejtorin e Departamentit të Financave dhe Shërbime të Përgjithshme Bujar Thaçi priti në një takim Rektorin e Universiteti Haxhi Zeka , Z. Armand Krasniqi, Koordinatoren e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Znj. Alma Shehu Lokaj dhe drejtorin e Zyrës për Zhvillimin e Karrierës Z. Abedin Selimaj
Në këtë takim sa njoftues dhe informues rrjedhimisht kishte qëllim dhe u diskutua për mundësinë bashkëpunimit, nevojat për trajnime që ka stafi administrativ i universitetit “Haxhi Zeka” dhe shkëmbimi i përvojave në sferën e trajnimit dhe mësimdhënies.
Z. Haxhijaj falenderoj rektorin Krasniqi për vizitën dhe informoi rreth aktiviteteve që IKAP-i organizon në mbështetje të administratës publike dhe mundësitë që UHZ-ja ka në shfrytëzimin e këtyre mundësive.
Rektori Krasniqi prezantoj në pika të shkurtra universitetin “Haxhi Zeka” duke nënvizuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e trajnimit të personelit administrative të UHZ-së.


