Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me përfaqësuesit e UN Women

Takim me përfaqësuesit e UN Women

Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit për Administrate Publike  znj. Lule Isufi, ka pritur në takim  Shefen e Zyrës së UN Women Kosova znj. Vlora Nushi me bashkëpunëtore datë 30 tetor 2023, në takim ishin prezent stafi i IKAP dhe Departamenti për  Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë.

Në takim u diskutua për Gender Equality Facility / Instrumenti për Barazi Gjinore’ (GEF) i cili është krijuar për të mbështetur Kosovën për të siguruar që përmes procesit të anëtarësimit në BE barazia gjinore do të përfshihet në të gjithë sektorët dhe të forcohet mekanizmi i barazisë gjinore.

Në përgjithësi, kontributi i projektit pritet të përmirësojë përmbushjen e politikave të barazisë gjinore, të rrisë kapacitetin për të absorbuar në mënyrë efektive dispozitat e BE-së për barazinë gjinore dhe të ofrojë një mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojës midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me shtetet anëtare të BE-së;

Në përputhje me Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, dhe duke kontribuar në disa objektiva të “Objektivave Institucionale dhe Strategjike të BE-së” të GAP III/ Plani i Veprimit Gjinor, qëllimi përfundimtar i zbatimit është që të “Mbështesim Qeverinë e Kosovës në përmirësimin e transpozimit të acquis të BE-së për Barazinë Gjinore, duke rezultuar në rezultate pozitive të zhvillimit socio-ekonomik për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë në Kosovë. Projekti do të kontribuojë në qëllimin e përgjithshëm duke arritur objektivin specifik “Qeveria e Kosovës në nivel qendror dhe lokal përputhet gjithnjë e më shumë me normat dhe standardet globale të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe zbaton acquis të BE-së për Barazinë Gjinore”, të dyja palët u pajtuan që të bashkëpunojnë për realizimin e projektit dhe komponentit të lartcekur. 

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors