Sot datë 07 nëntor 2023, Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe përfaqësuesit nga Ambasad Britanike mbajtën takimin e përbashkët, me kërkesë të përfaqësuesve nga Ambasada, Z.v. Drejtoresha e IKAP, Zonja Lule Isufi priti në takim Zonjën. Lorna Simmons, Udhëheqëse e programeve, ekonomisë dhe qeverisjes së mirë, dhe z Agim Maraj Zyrtari për zhvillimin e politikave – Qeverisja e Mirë dhe Kundër Korrupsionit.
Takimi kishte karakter informues lidhur me mundësitë e përkrahjes së IKAP në ristrukturim, zhvillimin e trajnimeve në fushat që IKAP ka nevojë për përkrahje, zhvillimin e TpT, trajnimet në fushat më të rëndësishme dhe shumë zhvillime të tjera që do të ndodhin në Institutin për Administratë Publike, u diskutua potencialet që ofron projekti i Ambasadës Britanike i cili parasheh të ofroj ndihmë IKAP-it dhe i cili përmban në vete edhe komponentin e barazisë gjinore. Projekti parashihet të filloj në Prill të 2024.
Nga zonja. Simmons u theksua mundësia e përkrahjes së IKAP gjatë procesit të ristrukturimit të Institutit duke përfshirë komponentin e barazisë gjinore dhe digjitalizimin fushë në të cilën Projekti do të mund të mbështesë IKAP-in.
Gjithashtu fushat ku do të ketë ndryshime, Zonja Isufi njoftojë përfaqësuesit për ndryshimet që IKAP do t’i bëjë, fushat ku do të ketë ndryshime duke filluar nga legjislacioni, hartimi i kurrikulave dhe temat e reja që do të përfshihen për avancimin dhe ngritjen e cilësisë së trajnimeve, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe gjatë zhvillimit të proceseve të shihen më qartë fushat ku do investohet.


