Më datë 13 gusht 2024, U.d Drejtoresha e Institutit për Administratë Publike, znj. Lule Isufi, ka pritur në takim përfaqësuesin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për Evropën Qendrore dhe Lindore, z. Eric Pope. Ky takim shënon vizitën e parë të z. Pope në Kosovë pas aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.
Gjatë takimit, zonja. Isufi e informoi z. Pope për planifikimin e kurseve të trajnimit në gjuhën frënge dhe zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Institutit Frankofon të Administratës dhe Menaxhimit (AUF – Agjencia Universitare Frankofone). IKAP në zbatim të marrëveshjes planifikon të organizoje trajnime për 45 diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),numër i cili shpresohet të rritet, këtë vit është parapare të mbahen 2 grupe për nivelin A2 dhe një grup për nivelin B1.
Z Pope u njoftua lidhur me kërkesat e shërbyesve civil për mësimin e gjuhës frënge, ku sipas kërkesave IKAP do të ofrojë kurse në nivelin fillestar A1, dhe ne bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës të zhvillohen kurikula për mësimin e gjuhës frënge dhe në kuadër të kësejë iniciative të sigurojë sesione kulturore për kulturën frankofone. Zotri Pope premtojë që këto iniciativa do të përkrahen nga Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF).
Ky takim dhe angazhimet e ndërmarra janë dëshmi e përkushtimit të IKAP-it dhe institucioneve tjera për të forcuar kapacitetet e administratës publike dhe për të përmirësuar njohuritë e gjuhës frënge në Republikën e Kosovës.


