U.d. Drejtoresha e IKAP znj. Lule Isufi me 6 nëntor 2024 priti në takim Kryetarin e Komisionit për Trajnime z. Fidan Hoxha, anëtar i KGJK-së – gjyqtar në Gjykatën Themelore Prizren; Vilard Bytyqi; anëtar i Komisionit për Trajnime/anëtar i KGJK-së; Ahmet Imami, anëtar i Komisionit për Trajnime/anëtar i KGJK-së; dhe Mersime Mehmeti, U.d. Koordinator i Panelit për Lirim me Kusht në KGJK/zyrtar mbështetës i Komisionit për Trajnime.
Në takim u diskutua për mundësin e bashkëpunimit mes dy institucioneve rreth organizmit të trajnimeve për stafin dministrativ të Këshillit, Ndër të tjera, u diskutua nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit, organizmin e trajnimit për trajner, si dhe organizimi i trajnimit hyrës dhe trajnimeve profesionale për punonjësit e KGJK. Përfaqësuesit e KGJK njoftuan IKAP për proceset në të cilat po kalon Këshilli si rezultat i aprovimit të rregullores së trajnimit dhe përcaktimit të moduleve të trajnimit, ku IKAP do mbështes KGJK në realizimin e trajnimeve sipas moduleve të përcaktuara në legjislacionin e KGJK.
