Instituti Kosovar për Administratë Publike në bashkëpunim me Zyrën e Planifikimit Strategjik të Zyrës së Kryeministrit dhe mbështetet nga Komponenti për Reduktimin e Barrës Administrative, bashkë financuar nga BE-ja dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe i implementuar nga GIZ kanë vazhduar me trajnimet për Reduktimin e Barrës Administrative, këtë herë duke u fokusuar në përdorimin e Design Thinking si një metodë inovative për të përmirësuar më tej ofrimin e shërbimeve publike.
Qëllimi është pajisja e nëpunësve civilë me strategji dinamike që mund t’i bëjnë shërbimet publike më efikase dhe më të përshtatshme për përdoruesit.
Trajnimi për Reduktimin e Barrës Administrative do të ofrohet për rreth 1000 nëpunës civilë për periudhën 2023-2025.
