Me 8 tetor 2024 në ambientet e IKAP nga MPB është organizuar punëtoria “Udhëheqje Adaptuese ” Punëtoria është organizuar për Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive dhe Drejtorët e Agjencive shtetërore, të drejtuar nga ekspertja Catherine Althaus, Zëvendës Dekane në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor në Kanbera dhe Udhëheqëse e ANZSOG për Reformën në Shërbimin Publik.
Udhëheqja përshtatshme është një kornizë praktike udhëheqjes që i ndihmon individët dhe organizatat të trajtojnë sfidat komplekse dhe të përshtaten me mjediset në ndryshim. Ndër konceptet kryesore të diskutuara ndërmjet Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive dhe Drejtorëve të Agjencive shtetërore, ishin:- Kuptimi i Sfidave të përshtatshme; Dallimi ndërmjet punës teknike dhe përshtatshmërisë; Angazhimi i të tjerëve;
Menaxhimi i pasigurisë; Autoriteti dhe ndikimi dhe; të mësuarit dhe ngritja e vazhdueshme.
Duke zbatuar këto parime, udhëheqësit përshtatës mund të lundrojnë në mënyrë efektive në mjedise komplekse dhe të nxisin ndryshime domethënëse brenda organizatave të tyre.
