Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfaqësues nga EIPA vizitojnë IKAP-in

Zëvendësuesja e drejtorit të përgjithshëm znj. Lule Isufi me bashkëpunëtor priti në takim përfaqësues nga Instituti Evropian për Administratë Publike EIPA, z. Juan Diego Ramírez-Cárdenas Díaz, dhe znj. Catherine Warin.

Znj. Isufi e falënderoi z. Juan Diego Ramírez-Cárdenas Díaz për vizitën në IKAP ku ndër të tjera vlerësoi se bashkëpunimi i ndërsjellët është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e të mësuarit në fushën e trajnimit duke u bazuar në përvojën e EIPA-s. Zonja Isufi informoi përfaqësuesit nga EIPA lidhur me proceset të cilat është duke kaluar IKAP, si digjitalizimi i trajnimeve të cilat po i organizon, ristrukturimi dhe hartimi i akteve nënligjore.

Juan Diego Ramírez-Cárdenas Díaz konfirmoj se EIPA ka interes të vazhdoj përkrahjen për IKAP, ku do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve trajnuese, digjitalizim por edhe në sfera tjera si mundësi të shumta për të ndihmuar IKAP-in gjatë fazës së tranzicionit. Trajnimi ka qenë një nga shtyllat kryesore në punën e EIPA-së gjatë dekadave. Instituti ynë është i specializuar në kurse të shkurtra që u ofrojnë profesionistëve të zënë të sektorit publik një kuptim konciz dhe të orientuar drejt praktikës të politikave dhe çështjeve ligjore të BE-së, njohuri mbi kontekstin më të gjerë evropian dhe perspektivat e aktorëve të tjerë. Pjesëmarrësit tanë fitojnë mjete dhe njohuri të vlefshme që mund t’i përdorin në punën e tyre të përditshme.

Oferta jonë e trajnimit 2023 ofron një listë të kurseve të mundshme të EIPA këtë vit. Kjo listë paraqet temat mbi të cilat EIPA mund të ofrojë ekspertizë, si dhe përfitimet kryesore mësimore të kurseve në disa fusha.

Ndër të tjera u diskutua lidhur me planet e bashkëpunimit për vitet vijuese dhe mundësia e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes EIPA dhe IKAP.

IKAP do të analizoj nevojat për trajnim dhe do ti dërgoj në EIPA në fushat ku ka nevoj deri sa të përfundoj faza e transformimit.

Post ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors