Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Parandalimi dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative

Më datë 25.10.2023 filloi trajnimi me temën “Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative”
 
IKAP me mbështetje e Zyrës për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit dhe Projektit “Mbështetje për proceset e reformës së integrimit në BE të Kosovës me mandat nga Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) bashkfinancuar nga Bashkimi Evropian do të realizojë trajnimet në këtë temë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, në vitin 2022 ka miratuar Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-27, me këtë iniciative është menduar t’u lehtësohet procedura e marrjes së shërbimeve qytetarëve dhe bizneseve, që në një mënyrë ose tjetër ndikon në zhvillimin më të madh ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarit.
 
Ky trajnim përqendrohet në temat si dizajnimi i shërbimeve, riingjinierimi i procedurave, hartimi i politikave publike me fokus parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, siç theksohet në Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027.
 
GIZ dhe IKAP në bashkëpunim fokusohen në fushat e mëposhtme: Ofrimi i trajnimeve për zvogëlimin e barrës administrative (ZBA) për nëpunësit civilë nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal, trajnimi për zvogëlimin e barrës administrative do t’u ofrohet rreth 1000 nëpunësve civilë për periudhën 2023-2025, shkëmbimi i praktikave më të mira dhe organizimi i konferencave, seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe seminareve të përbashkëta.
Post ImagePost ImagePost Image

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors