Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Parandalimi dhe zvogëlimi i barrës administrative

Instituti për Administratë Publike (IKAP) në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit dhe Projektin “Mbështetje për proceset e reformës së integrimit në BE” të Kosovës me mandat nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, kanë zhvilluar modulin e trajnimit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, që përqendrohet në temat si dizajnimi i shërbimeve, riingjinierimi i procedurave, hartimi i politikave publike me fokus parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative:

Organizojnë trajnimin “Parandalimi dhe zvogëlimi i barrës administrative”

Ky trajnim ka për qëllim të diskutojë aspektet e ndryshme të parandalimit dhe zvogëlimit të barrës administrative (BA), përmes thjeshtimit dhe digjitalizimit të shërbimeve publike. Trajnimi mbahet me datat 12, 13, 14 dhjetor 2023 në hotel Trofta në Istog, gjithashtu është rezervuar akomodimi për pjesëmarrësit gjatë ditëve të trajnimit.

Trajnim do të zgjasë 3 ditë, ndërsa pjesa tjetër e trajnimit specifik për dizajnimin e shërbimeve do zgjasë 2 ditë, i cili do të mbahet më vonë, për çfarë do të njoftoheni me kohë.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në trajnim, në: e-mail adresën: vlora.kryeziu@rks-gov.net , më së largu deri më daten 8 dhjetor 2023, ora 16:00.

#ProgramipërParandalimindheZvogëlimineBarrësAdministrative2022-2027

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors