Njoftim për trajnimin / programin themelor profesional për prokurim publik për vitin 2024
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe në mbështetje të nenit 25 të Ligjit Nr. 04/L-12 për Prokurim Publik i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237, Ligjin Nr.05/L-068 dhe Ligjin Nr.05/L-092, ju njofton se ka filluar me pranimin e aplikacioneve për trajnim /programi themelor profesional për prokurim publik për vitin 2024.
Përparësi në përzgjedhjen e kandidatëve për trajnim kanë:
Autoritetet Kontraktuese të cilat nuk kanë zyrtarë të çertifikuar, për të cilët është e nevojshme dhe e domosdoshme çertifikata e prokurimit publik dhe
Autoritetet Kontraktuese që kanë dërguar kërkesa gjatë vitit 2023 në KRPP, në mungesë të stafit profesional me çertifikatë themelore profesionale për prokurim publik.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
Aplikacioni i bashkangjitur në këtë njoftim, i cili duhet nënshkruar dhe vulosur nga Zyrtari Kryesor Administrativ i Autoritetit Kontraktues;
Kontrata e punës ose Akt Emërim, kopje;
Diploma universitare, BSc ose MSc varësisht se cilen e posedon, kopje;
Çertifikata e gjendjes penale jo më e vjetër se 6 muaj (Vërtetimi që dëshmon se nuk jeni nën hetime).
Pranimi i dokumenteve do të bëhet nga data 22.01.2024 deri me datën 02.02.2024, në zyrat e KRPP-së (Departamenti për trajnim – zyra Nr. BB-7).
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të mirren në shqyrtim.