Më 12 e 13 qershor 2024, në IKAP do të mbahet trajnimi Pranimi dhe karriera në Shërbimin Civil.
Trajnimi iu dedikohet stafit menaxherial dhe profesional të burimeve njerëzore, përkatësisht personelit.
Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të njoftohen me rregullat dhe procedurat e pranimit dhe të zhvillimit të karrierës në Shërbimin Civil të Kosovës (SHCK) – me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të tyre profesionale për menaxhimin e personelit dhe të burimeve njerëzore.
Pjesëmarrjen në trajnim mund ta konfirmoni në e-mail adresën:
Tel. 038 200 60 213
Mobil: 044 274 508.